E pamjaftueshme! Kështu drejtori i ri sportiv i Paris Saint Germain Antero Henrique, ka refuzuar ofertën prej 100 milionë euro të Barcelona-s për Marco Verratti-n, për të cilin ishte gati një kontratë prej 10 milionë euro në vit, kundrejt 6 që merr aktualisht në kryeqytetin francez. Por sipas shtypit spanjoll, vështirë që Barcelona të bëjë një ofertë të dytë për atë që do të ishte transferimi më i shtrenjë në historinë e saj. Refuzim për të cilin ka folur edhe agjenti i lojtarit, Donato Di Campli, i cili të hënën është takuar me drejtuesin e ri të PSG-së për të diskutuar për klientin e tij: “Shprehëm të gjitha idetë tona – tha agjenti – por është e komplikuar që Marco të largohet. Mbyllja është përfundimtare. Pretendoj të menaxhoj një kampion, shtroj pyetje dhe marr përgjigje. Do ta bënin të gjithë në vendin tim. Që të jesh kampion duhet të fitosh. PSG nuk do ta shesë pavarësisht ofertave nga e gjithë Europa. Rikthimi në Serie A? Shumë i komplikuar për arkat e klubeve”.
PSG i thotë “jo” Barça-s për Verrati-n: Nuk mjaftojnë 100 milionë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Çfarë është virusi Nipah që po alarmon Azinë Juglindore, rrezik për Europën
Një martesë e keqe dëmton zemrën më shumë se pirja e duhanit çdo ditë, ja çfarë thotë studimi…
Mentor Kikia: Afera e AKSHI-t, skandali më i madh në 35 vjet që konfirmoi lidhjet e shtetit me krimin
“Nuk jam futur të prish marrëdhënien me Mirin”/ Gimbo bisedon me Selin, banorja: Kam një intuitë…





