Pas deklaratës së ish-kreut të LSI-së, Ilir Meta në konferencë për mediat, ku akuzoi kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako, si një nga figurat që po përdoret nga trafikantët e drogës, edhe zv.kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ashpërsuar tonet ndaj Haki Çakos.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Monika Kryemadhi shkruan se LSI-në nuk e frikëson dot askush, as falangat e pushtetit policor, që sipas saj drejtohen nga Haki Çako, por dhe as nga shefat e tij, të PS ose PD.

Statusi i Monika Kryemadhit: 
Jam e bindur se do të jetë dita e mitingut më madhështor me mijëra të rinj, që besojnë te ne dhe tek alternativa jonë.Jam e sigurt se shumë prej tyre do të jenë votues për herë të parë dhe kjo na bën të ndihemi më krenarë se kurrë. Sepse kemi besimin e të rinjve, të atyre që do ta çojnë përpara këtë vend dhe që nuk i frikeson dot askush, as falangat e pushtetit policor, që drejtohen nga Haki Çako, por dhe as nga shefat e tij, të PS ose PD qofshin.