Me përfundimin e sezonit futbollistik, Teuta ka ndërprerë marrëdhëniet me shumë lojtarë, madje dy prej tyre kanë nënshkruar me dy nga skuadrat pretendente për titull.Konkretisht Dita shkoi te Skënderbeu, ndërsa Kotobelli te Partizani, ndërkohë që me interes të shihet se ku do të shkojë edhe ish-kapiteni Rustem Hoxha.Qendërmbrojtësi prej tre sezonesh luan rregullisht me durrsakët dhe për të kishte ardhur koha për një eksperiencë të re. Ofertat nuk i mungojnë, madje të rëndësishme dhe së shpejti mbrojtësin do e shohim në një skuadër të re.Te Teuta ka treguar se di të bëjë liderin dhe tashmë mbetet për t’u parë se cili klub do e bindë atë. Nga durrsakët është larguar edhe i riu Borshi, si dhe “veterani” Erand Hoxha, që gjithashtu janë të lirë në treg.
Portieri Moçka parvjet bëri një super sezon, ndërkohë që edhe ky i fundit ishte në nivele të mirë. Në sulm durrsakët kanë lënë tre lojtarë të lirë.Ribajt i dihet aftësitë, pasi është një lojtar me eksperiencë në kampionatin tonë, ndërkohë që edhe Bangal i ardhur nga Atalanta shpesh tregoi cilësi.Gjithashtu në treg është edhe Artur Magani, vetëm 22 vjeç. Sivjet nuk i eci me golin, por është një lojtar i fortë që mund t’i bëjë punë shumë ekipeve.