Moderatorja e njohur e “Top Channel” Jonida Shehu ka festuar 35-vjetorin e lindjes një ditë më parë. Një surprizë që i erdhi live në program ishte dhurata më e bukur për të.
Sapo nisi transmetimin dhe u përshëndet me publikun, në studio u dëgjua kënga e ditëlindjes dhe bashkë me të, erdhi edhe një buqetë me trëndafila të kuq. Duke i kontrolluar emocionet me vështirësi, Jonida tha se “po e çoj deri në fund” duke nisur të lexojë pusullën…. “Mami, edhe 100 vjeç… me lekët më ndihmoi babi” është mesazhi që është shkruar nga partneri i Jonidës, të cilin ajo e përshëndet dhe e falënderon publikisht edhe në profilin e saj në Instagram pas videos surprizë në program.
“Atëherë….sot mendoj që i kam të gjitha. Së pari, dy sy të kaltër që më zgjojnë çdo mëngjes dhe një gojë si trëndafil me 7 dhëmbë që më buzëqesh cdo dite.Kam nje familje,kam mamin,kam motren ,kam vellain kam një nip që e kam parë të rritet dhe një mbesë që numëron ditët deri takimin e radhës së bashku. Njerëz që me rrethojnë me dashuri dhe pa dashuri (por e bëjnë me sinqeritet dhe pasion). Kam në krah një njeri të jashtëzakonshëm, një njeri që surprizon rrallë, por shumë bukur.
Jam e lumtur që përveç gjithë gjërave që kam arritur dhe më janë dhënë, askush s’do të më pengojë dot të rritem e t’i shtoj vitet që më janë caktuar të jetoj. Shumë bukur të jesh 35”,-shkruan moderatorja në Instagram.