Kreu në detyrë i Kuvendit Ilir Meta, ka lajmëruar një konferencë urgjente për mediat këtë të martë paradite.

Konferenca vjen fill pas takimit që është zhvilluar mëngjesin e sotëm në selinë e LSI-së, mes kreut të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, si dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, e Kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Pritet që në konferencën për shtyp, ish-kreu i LSI-së të japë detaje rreth çështjeve të biseduara gjatë këtij takimi.