Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka treguar mbrëmë në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit se ai ka pasur kontakte të vazhdueshme me Astrit Patozin.

Meta hedh dyshime mbi vendimin që mori Bash, për lënien jashtë listave të deputetit të PD-së. Pasi përmendi paralajmërimin e Ramës në Parlament ndaj Patozit një javë para shpalljes së listave, Meta tha se ka dyshime të mëdha për mospërfshirjen e Patozit në to.

“Ngjallin dyshime të mëdha ato ndryshime në lista. Megjithatë, unë kam pasur kontakte të vazhdueshme me z.Patozi. Jemi takuar disa herë edhe ballë për ballë.

Unë kam qenë i drejtpërdrejtë me të. I kam dhënë të drejtë për ato shqetësime që ai ngre, por te Rama kam thënë se një kryeministër legjitim nuk mund të largohet në atë mënyrë”, tha Meta.