Kur Selena Gomez publikoi videon e saj muzikore për ‘Bad Liar’, të gjithë fansat e vunë re rripin e verdhë në dorën e këngëtares. Rripi lexonte “fall risk” dhe është diçka tipike që ta japin doktorët në spitalet amerikane gjatë një trajtimi. Do të thotë se pacienti që e ka në dorë, mund të humbasë ekuilibrin e të bjerë.

Shumë spekuluan se qëllimi i rripit ishte një referencë për vetëvrasjen. Duke marrë parasysh që Selena është producente e serialit ’13 Reasons Why’, një dramë që rrotullohet rreth vetëvrasjes së një vajze të re, kjo u duk si një arsye e mundshme. Por në fakt është më shumë se aq.

Regjizorja e videos zbuloi se Selena erdhi në setin e xhirimit më rripin e vënë. Ajo kishte qenë në spital për të kuruar sëmundjen e saj auto-imunitare, lupus, dhe rripin e verdhë ia kishin vënë doktorët atje.

“Ajo mendonte se ishte diçka e bukur,” tha Selena në një intervistë, duke iu referuar regjizores Petra Collins. “Më pyeti në mund të xhirojmë me rripin vënë dhe unë thashë sigurisht, le ta bëjmë,” vazhdoi ajo.

Selena shtoi se rripi i verdhë simbolizonte në mënyrë perfekte mënyrën sesi ndihej ajo atë ditë. Këngëtarja ka folur hapur për sëmundjen e saj dhe ndikimin që ka pasur në jetën e karrierën e saj. Ka shpjeguar se lupusi manifestohet fizikisht dhe mendërisht. “Kam zbuluar se ankthi, paniku dhe depresioni mund të jenë efekte anësore te lupusit”, tha ajo në një intervistë, “dhe këto janë një sfidë më vete”. 

Selena Gomez e bëri rripin e verdhë një protagonist të videos sepse edhe sëmundja nga e cila ajo vuan është protagoniste e jetës së saj.