Aktori dhe moderatori i “Portokallisë”, Salsano Rrapi, prej 17 muajsh është baba i një vajze, Margi. Ai dhe aktorja Erjona Kakeli njihen prej më shumë se 12-vjetësh dhe prej shumë vitesh bashkëjetojnë. Nuk janë celebruar akoma dhe akoma nuk e kanë vendosur se kur do të jenë të martuar me letra.
I ftuar në një intervistë të fundit në InTv “Tek unë”, Salsano ka rrëfyer edhe për avantazhet e të qenit single. Duke pranuar se ai dhe Erjona nuk janë martuar akoma, Salsano tregon edhe rastin kur ka përfituar nga kjo mosmartesë me letra.
“Ne shkuam për ta regjistruar gocën në ҫerdhe, na sugjeruan njëҫerdhe tëmirë, sepse vajza ime ështëshumësociale, i pëlqen shumëfëmijët, por nga frika e sëmundjeve, e kemi mbajtur nështëpi këto kohë. Kur shkuam atje, do bënim regjistrimin. Erdhi drejtoresha e kopshtit dhe iu drejtua Erjonës për mbiemrin, Kakeli e ka Erjona: “Nuk jam e martuar, – i tha Erjona. – Ah, ti je single? – Po! – Atëherë ti nuk paguan asnjë lekë, se je një mama single.” Ja një avantazh i mosmartesës me letra” – tha Salsano me të qeshur, megjithatë shtoi se për këtë martesën zyrtare akoma nuk e kanë vendosur, hë për hë: “Nuk e kemi vendosur akoma, por mendojmë që kur të bëjmë edhe fëmijën tjetër, do martohemi…”