Donald Trump i tha Theresa May-t gjatë një bisede telefonike se nuk dëshiron të kryejë vizitën e tij shtetërore në Britani derisa publiku britanik të mbështesë ardhjen e tij.
Presidenti amerikan tha se nuk dëshiron të shkojë në Britani nëse do të përballet me protesta masive dhe duket se kjo lë në pritje vizitën e tij për një farë kohe.
Gazeta “The Guardian” shkruan se telefonata mes Trump dhe May-t u bë gjatë javëve të fundit dhe befasoi jo pak kryeministren britanike. Në fakt, kjo bisedë telefonike shpjegon pjesërisht pse thuajse nuk ka pasur diskutime publike për vizitën e Trump.
Kryeministrja britanike ftoi presidentin amerikan në Britani 7 ditë pas inaugurimit të tij, kur ajo u bë lideri i parë i huaj që e vizitoi në shtëpinë e bardhë. Në atë kohë, May tha se i kishte dhënë Trump-it dhe bashkëshortes së tij një ftesë nga mbretëresha dhe se presidenti e pranoi.
Shumë diplomatë veteranë tha se ftesa ishte e parakohshme, por e pamundur të tërhiqej pas. Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, pasi roli tradicional i Britanisë për të shërbyer si urë mes SHBA dhe Evropës është bërë më i ndërlikuar që pas votës për Brexit dhe politikave të Trump që kanë zemëruar aleatët europianë.
Mjaft zëra në Britani, përfshirë kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan i kërkuan qeverisë britanike që të anulojë ftesën për Trump, por Londra zyrtare tha se vizita do të kryhet. Por duket se ngërçin po e zgjidh vetë Trump, diçka e rrallë nga presidenti amerikan, duke kërkuar jo publikisht shtyrjen e vizitës së tij në Britani derisa sa publiku ishullor të jetë më miqësor ndaj tij, diçka që mbase do ta bëjë të presë gjatë. /TCH
Trump pezullon vizitën në Britani prej protestave
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Po nëse Rama vijon me Manastirliun për Tiranën?” Braçe: Nuk tërhiqem, është detyrim statutor që të bëhen zgjedhje të brendshme
“Kujdes me Territorialen”, Këshilli i Europës: Duhet konsultim me banorët, mos u hiqni kompetenca bashkive
Të huajt duhet të paguajnë shërbimin shëndetësor, nis aplikimi në qendrat verore
“Zemra ime do vijë si dëshmitar”, zbulohen mesazhet e Ramës me Kryemadhin në gjyqin me dyer të mbyllura, ish-deputetja: Ç’problem ka? Ashtu t’më thonë të gjithë





