Kaq shumë është folur lart e poshtë dhe më në fund po bëhet realitet! Disa ditë që është bërë e ditur se Tayna do të bashkojë forcat me reperin e njohur Azet.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i saj, Rinor Hykolli në instagram. Ai ka ripostuar një video ku shkruhej se së fundmi dy artistët do vijnë me një bashkëpunim , dhe do të jetë një ndër hitet më të bukura që keni dëgjuar.

Menaxhri i saj së fundmi ka ripostuar një foto ku shkruhej se dueti i Azet dhe reperes do të publikohet më 4 qershor. Bëhet me dije se xhirimet e klipit kanë përfunduar dhe shumë shpejt pritet të lançohet në tregun muzikor.