Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në programin ‘Xing me Ermalin’ ka qënë këngëtarja Enca e cila ka marrë një propozim për bashkëpunim nga moderatori i programit, Ermal Mamaqi. Ky i fundit, siç dihet, përveçse moderator, këngëtar, aktor etj ëshët edhe producent filmash ku mund ët përmendim atë ‘Femrat’ një supersukses i disa viteve më parë. Aktorja e njohur Enxhi Cuku, u katapultua në kinematografi pikërisht nga ky film.

‘Kam ndërmend të bëj një film artistik. Po të pyes publikisht a do të pranoje të merrje pjesë në të e të kishe një rol?’ e pyeti moderatori këngëtaren.

“Në të mirë e në të keq, për sa kohë nuk do të më duhet të dal lakuriq, sigurisht që pranoj”, tha Enca duke shtuar që aktrimi është pasioni i saj më i madh pas këngës. /xing.al/