Ajo ka vendosur të promovojë albumin e saj ‘Witness’, që doli në 9 qershor njëkohësisht në të gjithë botën, duke bërë që ta ndiqnin për 72 orë në Streaming në Youtube.

Pikërisht gjatë lidhjes se drejtpërdrejtë Katy Perry ka ndarë më shikuesit takimin me një terapiste duke përballuar mes lotësh argumente shumë të vështira, si raporti konfliktual me prindërit, lufta me alkoolin dhe mendimin për tu vetëvrarë…

Një fundjave shumë intensive për Katy Perry-n, që për lançimin e albumit të ri ka instaluar telekamera në të gjithë shtëpinë e saj në Los Angeles, njësoj si stili i reality show Big Brother.

E monitoruar 24 orë në 24 , ikona pop ka organizuar një darkë me Patty Jenkins, regjisoren e Wonder Woman, yllin e burlesque Dita Von Teese, artisten Anna Kendrick dhe këngëtaren Sia, e cila është prezantuar në tavolinë me një maskë qesharake për të fshehur fytyrën.
Por përpara se të ulej për darkë Katy Perry ka pasur një seancë me terapisten Sirio Sat Nam Singh.

Këngëtarja ka zbuluar kështu disa nga momentet e vështira të jetës së saj, nga raporti aspak i thjeshtë me familjarët e saj, tek çështjet sentimentale, apo problemet me alkoolin dhe mendimi për t’u vetëvrarë dhe pikërisht për argumentin e fundit ajo ka shkruar edhe një këngë.

Pavarësisht lotëve , këngëtarja 32- vjeçare, emri i vërtetë i të cilës është Katheryn Hudson, nuk i ka fikur kamerat.

‘Duke treguar për brishtësitë e saj ajo ka dashur t’i tregojë fansave të saj që ajo është njësoj si ata. Ishte e lodhur të dukej si Katy Perry’- ka thënë terapistja Siri Sat Nam Singh.