Këngëtari i njohur Ledri Vula i ftuar emisionin e Rudina Dembacaj “Mos i fol shoferit” ka folur për jetën e tij personale.
Ylli i hip-hopit shqiptar ka rrëfyer se është ndarë nga e dashura e tij Adela Sollaku duke dhënë edhe arsyen e vendimit.
I pyetur nga Rudina se nëse ishte Ledri që mori vendimin për t’u ndarë apo ishte Adela, ai është përgjigjur se ishte ajo që e la.
Rudina: Me të dashurën e fundit pse u ndave? E ke lënë apo të la?
Ledri: Më la ajo!”
Ndërkohë filloi të këndonte edhe këngën e Florit “Ajo nuk ma la”.
Ndërsa është shprehur se kënga e tij e fundit “U harrum” është një këngë që nuk ka lidhje me jetën e tij personale dhe nuk iu është kushtuar ish të dashurës së tij.
“Nuk e di përse sa herë që shkruaj temë për dashurinë e lidhin me jetën personale por nuk kanë lidhje”.