Duke u shfaqur mjaft sfidues, presidenti Donald Trump tha se është i gatshëm të dëshmojë nën betim për bisedat e tij me drejtorin e shkarkuar të FBI-së, James Comey.
“Jam 100% i gatshëm”, deklaroi Trump, i pyetur nga gazetarët për gatishmërinë e tij që të dëshmojë.
Konferenca për shtyp me homologun e tij rumun, Klaus Iohannis, dhe thirrja që Trump i bëri Katarit të ndalojë financimin e terrorizmit, kaluan në plan të dytë, pasi pyetjet e gazetarëve ishin të gjitha të përqëndruara te dëshmia e një dite më parë e ish-shefit të FBI-së.
Siç bënë ndihmësat e tij më herët, Trump mohoi kategorikisht që t’i kishte kërkuar James Comeyt të hiqte dorë nga hetimi për ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Micheal Flynn.
Presidenti amerikan mohoi gjithashtu t’i kishte kërkuar besnikëri ish-shefit të FBI-së, por shtoi se nuk do të kishte asgjë të keqe po ta bënte. Presidenti refuzoi dy herë të konfirmonte ekzistencën e regjistrimeve të bisedave me Comey.
“Për regjistrimet do t’iu flas në një të ardhme shumë të afërt. Nuk po lë të kuptohet asgjë, por do t’iu flas për këtë shumë shpejt”, tha Donald Trump, presidenti i SHBA-ve.
Kjo ishte hera e parë pas 3 javësh, që Trump pranoi pyetje nga gazetarët. Ai tentoi që të theksonte sa më shumë se, vet ish-shefi i FBI-së, të cilin e cilësoi rrjedhës informacioni, tha se presidenti nuk ishte i përfshirë në hetimin për Rusinë.
Trump, i gatshëm për dëshmi nën betim
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit