Flokët e shëndetshëm janë rezultat i ushqyerjes së mirë dhe kujdesit të duhur.
Për të pasur flokë të bukur, të trashë dhe të gjatë, dieta juaj duhet të përfshijë ushqime të pasura me vitamina që ndihmojnë në rritjen e shëndetshme dhe të shpejtë, duke parandaluar rënien e flokëve.
Këtu janë pesë vitaminat më të rëndësishme, sipas mjekëve për të parandaluar rënien e flokëve.
1. Zinku
Ushqimet që përmbajnë zink janë, peshku, mishi i viçi, mishi i derrit dhe pula. Ju gjithashtu mund ta gjeni këtë metal të veçantë të vezët, drithërat, fasulet dhe kosi.
2. Hekuri
Nëse ju bien flokët më shumë se zakonisht, atëherë keni mungesë hekuri ose anemi. Studimet kanë treguar se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis mungesës së hekurit dhe rënies së flokëve. Ushqimet e pasura me hekur përfshijnë mëlçinë, viçin, angjinaret, spinaqin dhe kumbullat. Nëse dëshironi të merrni një suplement hekuri, duhet së pari të konsultoheni me mjekun tuaj, pasi hekuri mund të prishë sistemin e tretjes.
3. Vitanmina B
Vitaminën B do ta gjeni te perimet me gjethe jeshile, drithërat, peshku, pulat, gjeli i detit, fasulet, arrat dhe prodhime të ndryshme deti. Ushqimet me përmbajtjen më të lartë të acidit folik janë fasulet, thjerrëzat, spinaqi.
4.Kalciumi
Kalciumi ndihmon në stimulimin e hormoneve që janë thelbësore për rritjen e flokëve, të tilla si androgjenet dhe enzimat e tjera. Gjithashtu i bën flokët më të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm. Kalciumi mund të gjendet kryesisht në produktet e qumështit, të tilla si qumështi dhe djathi. Gjendet gjithashtu në nivele të larta te brokoli, portokalli, kajsia dhe sardelet.
5. Vitamina D
Burimi më i mirë i vitaminës D është vaji i peshkut dhe qumështi i sojës. Vitamina D prodhohet gjithashtu në trupin tuaj kur ekspozoheni në dielli. Qëndroni në diell për të paktën 15 minuta në ditë.