Ai është një nga repertët shqiptarë që është vetëshpallur si ‘Mbreti’ i muzikës, madje kishte dhe mbretëreshën e tij. 

Bëhet fjalë për reperin Noizy. Përveç muzikës ai ka treguar dhe shpirtin e biznesit kohët e fundit. 

Noizy ka një lidhje të veçantë me qytetin e Durrësit, prandaj dhe postimet e tij më të shpeshta janë pikërisht nga qyteti bregdetar.

Noizy ka publikuar një fotografi në Instagram, ku ka treguar se ka vizituar vilën e Mbretit Zog. Kjo vilë gjendet në majën më të lartë të qytetit, ndërsa ky duket të jetë një ndër vendet më të preferuar të qytetit për reperin e njohur.

‘Vila Mretit’ –ka shkruar reperi.