Që femrat janë të fiksuara pas çantave këtë e dimë të gjithë, por Tamara Ecclestone e kalon limitin.

“Mendoja se kisha 3999 çanta Chanel, por në fakt paskam 4000. Sa mirë!”- ka deklaruar për mediat amerikane vajza e bosit të formula 1, Berne Ecclestone.

Po të hysh në dollapin e 34-vjeçares të duket sikur je në një nga dyqanet e firmës së njohur shkruan Tg.com 24. Gjithashtu Tamara ka thënë se dollapi i vajzës së saj 2 vjeçe është akoma më i madh se i saji.