Ata bënë bujë në vitet 2000 me këngën “Të dua”, e cila edhe në ditët e sotme kujtohet me shumë nostalgji dhe pëlqehet.
Por ashtu siç kishin paralajmëruar Crazy Girl dhe G-Bani janë rikthyer me këngën e tyre më të fundit me titull “Te amo”. Mbetet për t'u parë nëse dyshja e reperëve shqiptarë do të arrijë suksesin që ka patur në ato vite.