I dashuri aktual i Jennifer Lopez-it, së fundmi është përshkruar si një tradhtar i vërtetë, i cili eksperimenton shumë në marrëdhëniet e tij intime, të paktën kështu është shprehur një vajzë e cila pretendon të jetë ish-e dashura e sportistit.
Sipas Daily Mail në një nga intervistat e saj të fundit, Lauren Hunter tregoi detaje shumë private në lidhje me dëshirat seksuale të lojtarit të bejzbollit. Madje, me siguri të plotë ajo pohoi se aktualisht ai e tradhton dhe divën, me të cilën duket se ka një romancë perfekte.
“Nuk mendoj se ajo e tërheq seksualisht. Kur është në shtrat me Lopez-in me siguri më imagjinon mua.”- është shprehur ajo. Hunter nuk është kursyer aspak në detaje të cilat në fakt, mund ta kenë shqetësuar Jennifer-in.
“Ai gjithmonë donte që unë të vishja taka, të brendshme seksi dhe të dukesha si një vajzë e vogël shkolle. Gjithçka kam bërë me të, nuk do t’i bëja me askënd tjetër.” – vazhdon Lauren.
Sipas saj, ata kanë pasur diçka gjatë kohës që Rodriguez dilte me një tjetër yll Hollywood-i, aktoren Cameron Diaz. Por pjesa më kulminante e intervistës, që në fakt i shokoi të gjithë ishte kur gazetarja e pyet nëse beson në lidhjen aktuale të tij dhe Lopez-it.