E kemi parë shpesh herë të jetë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të veshjes të veçantë që ka zgjedhor të mbajë gjatë gjithë fushatës zgjedhore, por jo vetëm.
Me tuta të gjera apo të ngushta, atlete dhe bluze sportive më shumë ngjyra këto janë veshjet trendy që kemi parë ndoshta për herë të parë të veshura nga një drejtues qeverise në vendin tonë. Shumë rrallë me kostume dhe me kravatë dhe më shumë sportiv me atlete. Ky është stili i i Ramës, një artist në shpirt. Por ai ka dhënë sot edhe një përgjigje në lidhje me këtë zgjedhje, i pyetur në emisionin ‘Studio e hapur’.
"Epo tani le të mësohen me mua, unë nuk jam si gjithë të tjerët. Fare normale edhe po te dal me kanotjere",tha ai.





