Një emision i ri do të shfaqet në ekranin e televizionit publik shqiptar. 

Bëhet fjalë për emisionin ‘Pasditja ime’, një emision ndryshe nga ato që janë parë deri më tani.

“Pasditja ime” është programi i parë javor me pesë moderatorë.  Ky emision do të jetë paralel me dy emisionet e tjera të pasdites në televizionet kombëtare Tv Klan dhe Top Channel.

Moderatorët e këtij emisioni do të jenë:

Erjona Rusi, spikerja e lajmeve ka braktisur studion e lajmeve për të nisur një tjetër sfidë televizive siç është formati i pasditeve.

Një tjetër moderatore simpatike që i kishte munguar ekranit është Balina Bodinaku. Bodinaku do të trajtojë temat e turizmit, teknologjisë, mjedisit, etj.

Mjekësia, dietat, estetika, etj i janë besuar kësaj here ish-spikeres së Top Channel, Erjona Shehu, e cila i rikthehet ekranit pas disa vitesh shkëputjeje, ndërsa moda dhe stili sigurisht që do të vijnë të prezantuara nga bloggerja, Estela Ujka.

Dita e premte i është besuar të vetmit mashkull të kësaj pesëshe simpatike, gazetarit Eraldo Rexha. Showbiz-in dhe të gjitha të rejat rreth tij do ti shihni çdo të premte prezantuar nga Rexho.