Jemi në fushatë elektorale dhe mesa duket asgjë nuk është e ndaluar.

Kësaj here Lulzim Basha, ka treguar disa detaje të jetës së tij private, diçka që kryedemokrati ka qenë mjaft i kujdesshëm për t’i mbajtur private.

Por në takimin e tij elektoral në njësinë nr.9 në Tiranë, Lulzim Basha ka treguar përpara dhjetëra njerëzve të një lagjeje se pikërisht aty është njohur me dashurinë e jetës së tij, bashkëshorten Aurela Basha.

“I njoh këto rrugët, nga futeshim e nga dilnim sepse shtëpinë e tyre e ka këtu poshtë. Kam kohë pa ardhur, por nuk i kam harruar megjithatë këto kthesa nuk kanë ndryshuar.

Njeriu nuk i harron kurrë vitet e fëmijërisë megjithëse kjo lagje më ka falur dashurinë e jetës sime dhe nënën e dy vajzave të mia.

Kam edhe kujtime të tjera, kur bënim ushtrimet e matematikës në shtëpinë e profesor Koçit dhe zysh Meritës. Në kat të tretë apo të kartërt? I treti, po. Dhe nga kati 3 shihnin atë shtëpinë me portokalle përpara, dhe më pas dilja nga anash dhe shkoja tek shtëpia e Aurelës.”-tha Basha duke buzëqeshur.