Ato janë aktore të njohura turke, të talentuara dhe shumë të pëlqyera edhe për pamjen e tyre.
Shpesh janë bërë pjesë e fushatave të ndryshme apo imazhe të kompanive më në zë. Megjithatë, bukuria e tyre nuk lidhet vetëm më Turqinë. Ata janë kombimine të kombësive të ndryshme. Ju njohim më shumë në këto fotografi.
Ajo është aktore dhe modele. Në vitin 2011, Melisa Asli Pamuk u shpall Miss Turqia. Aktorja bukuroshe ka një prejardhje turko-gjermane.
Meryem Uzerli është e njohur tashmë në të gjithë botën për bukurinë e saj të veçantë. Aktorja ka lindur në Kassel, Gjermani. Babai i saj është turk ndërsa mamaja është aktore gjermane.
Selma Ergenc është një tjetër aktore e cila nuk është tërësisht turke. Ajo ka lindur në Hamburg të Gjermanisë. Të dy prindërit e aktores janë të lidhur me mjekësinë, pasi nëna e saj është infermiere ndërsa babai doktor, transmeton "Tring". Megjithatë, ata dallojnë nga kombësia, e ëma e Selmës është gjermane, ndërsa i ati turk
Alina Boz është një emër që premton shumë për kinemanë turke. Ajo ka lindur në Moskë, por prejardhen e babait e ka nga Bullgaria. Ai emigroi në Turqi që në moshë fare të re.
Neslihan Atagyl, një prej personazheve më të dashur të serialeve, evidentuar për një portret shumë tërheqës, nuk është tërësisht turke. Nëna e saj është ruse. Me siguri këto gene kanë ndikuar në bukurinë e saj.