Të gjithë e kemi dëgjuar të paktën një herë këngën që po arrin rreth 2 miliardë klikime në “YouTube” të Luis Fonsit dhe Daddy Yankee-t.
“Despacito” pëlqehet shumë nga shqiptarët, por ndoshta shumë pak prej tyre ia dinë kuptimin e vërtetë duke qenë se kënga është në spanjisht.
Një melodi latine shumë romantike, por edhe shumë sensuale në të njëjtën kohë. Fjalët nënkuptojnë afrime dhe prekje të zjarrta që këngëtari ia dedikon protagonistes.





