Tashmë dihet që Kryeministri Edi Rama nuk nguron që t’u kthejë përgjigje ndjekësve të tij në faqen e ‘Facebook’-ut, sidomos kur bëhet fjalë për kritika.

Kreu i qeverisë ka replikuar me një qytetar sa i takon rikonstruksionit të sheshit “Skënderbej”, ku ky i fundit pritet të inaugurohet të shtunën.

Një komentues i shkruan Ramës se më parë sheshi “Skënderbej” ishte gjithë gjelbërim, ndërsa tani ai është mbushur nga betoni. Rama ia ka kthyer komentuesit ‘flakë për flakë’ përgjigjen, ndërsa i sugjeron atij që të lexojë më shumë.

KOMENTUESI: Zoti Rama po cpate me sheshin Skenderbej ishte per mrekulli i mbuluar ne gjelberim per te furnizuar qytetin me ajer te paster. Bota heq betonin dhe vendos gjelberim, ti heq gjelberimin dhe fut betonin!!!!

Si shpjegohet kjo!!!!

Ç’kuptim ka njehere

Kjo eshte idjotsi

RAMA: Injoranca nuk eshte argument thone latinet! Lexo, degjo, kupto dhe mos e betono trurin deri ne fund Ervin