Mund të duket ҫudi për të gjithë, por është e vërtetë: Aurela Gaҫe mund ta veshë edhe një herë tjetër fustanin e nusërisë.

Për të katërtën herë. Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, pak ditë më parë ka publikuar këngën popullore “Fustani”, e cila e ka kthyer pas në kohë, në fëmijëri, atje ku kishte të pluhurosura ëndrrat e fustanit të bardhë. 

Me vitet, fustani i bardhë i nusërisë nuk mbeti vetëm një ëndërr. Pak para martesës, Aurela u vesh me fustan të bardhë në klipin e këngës “Cimica”, me të cilën spikati sidomos për veshjen e bardhë të nusërisë. Por pak kohë më vonë do ta vishte prej vërteti – në dasmën e saj.

Hera e tretë erdhi pak para dasmës, në një sfilatë me fustane nusërie… E, megjithatë, nuk ka mbetur me kaq. Aurela mendon se mund ta veshë edhe për të katërtën herë.

Të paktën kështu thotë ajo (gjithmonë ka humor, por nuk është ҫudi edhe ta bëjë me të vërtetë këtë).

E ftuar sot në “Rudina” për të folur për këngën e fundit “Fustani” dhe për detajet e këtij klipi që e ktheu pas në ëndrrën e fëmijërisë, Aurela tha se me fustanin e bardhë nuk ka mbaruar punë akoma. E pyetur nga Rudina, kur dhe ku do ta veshë për herë të katërt fustanin e bardhë, ajo tha: “Po pse të mos e bëj edhe një herë dasmën unë, pse të mos martohem prapë?”

Nuk është aspak ҫudi të ndodhë, sepse Aurela ka një lidhje të fortë me fustanin e bardhë. Si të gjitha vajzat, edhe atë e ka shoqëruar gjithmonë ëndrra e fustanit të bardhë. Madje, siҫ tregoi edhe sot, sa herë që shikon nuse me fustan të bardhë, “i vjen ta veshë prapë…”./Revista Class