Dy fëmijë, të cilët kanë qenë duke luajtur në pjesën pasme të makinës tip “Volvo” kanë hapur derën e kanë rënë teksa makina ishte ende në lëvizje.
Nga sa dallohet edhe në video, drejtuesit e makinave që ishin pas tyre kanë frenuar me shpejtësi duke evituar që të përplasnin dy fëmijët e mitur.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Sochi të Rusisë, fatmirësisht dy fëmijët, motër e vëlla, nuk kanë pësuar dëmtime serioze, por ata më tepër janë përfshirë në një situatë paniku teksa kanë parë makinën e së ëmës që të largohet, pasi nuk e vuri re që fëmijët e saj kishin rënë nga makina.
Mamaja e fëmijëve pasi ka kuptuar se çfarë ka ndodhur ka frenuar e është rivënë në kontakt me fëmijët, por është arrestuar nga policia dhe rrezikon të dënohet për ngjarjen.
Fëmijët bien nga makina, mamaja vijon rrugën (VIDEO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit ish-drejtuesi i Shkodrës, Gentian Berberi
Arrihet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, tashmë vetëm një ndalesë në pikat doganore mes dy vendeve
Brazili protestoi për Vinicius dhe përdori një gol të Messit
2 ditë të dedikuara shahut, starton në Durrës aktiviteti masiv





