Gjatë takimit të tij në Kukës me gratë e këtij qyteti, Kryeministri Rama ka kujtuar edhe njëherë çastin kur deputetët e Partisë Demokratike u kthyen në Kuvend për të votuar reformën në Drejtësi.
Por përveç kësaj pjesë ai ka zbuluar edhe një detaj që nuk dihej më parë, gjatësia e saktë e tij.
"Erdhën atje të gjithë si krerë dhe e votuan. Thanë Edi Rama të vrasi veten ne nuk do ta votojmë. Ja ku jam këtu 198 centimetra nga fillimi deri në fund”,-u shpreh Kryeministri Rama.