Me shumë mundësi emri anthurium nuk ju thotë shumë, por me siguri jua kanë zënë sytë atë lulen e kuqe në formë zemre që zbukuron shtëpitë, dyqanet apo zyrat e ndryshme.

Nuk është rastësi që anthuriumi është në formë zemre, sepse prej kohësh ai simbolizon ndjenja të tilla si dashuria dhe miqësia. Pikërisht për këtë arsye ai është kthyer në një nga lulet më të dhuruara për Shën Valentin.

Sipas një legjende, në Greqinë e vjetër lulet e anthuriumit ishin shigjetat e Kupidit, perëndisë së dashurisë.

Pavarësisht të shkuarës së gjatë si lule e të dashuruarve, vitet e fundit anthuriumi ka filluar të prezantojë edhe Krishtlindjen.

Lulet e tij ndër të tjera simbolizojnë mikpritjen, për shkak të formës si një zemër e hapur. Nëse vendosni anthurium në vazo kur prisni miq, do të thotë që i prisni ata me krahë hapur.

Aspekti ekzotik dhe i ndritshëm e bën këtë lule gjithashtu simbol të bukurisë së përjetshme dhe joshjes.

Përveç të kuqes së ndezur anthuriumin e gjejmë edhe në ngjyrë rozë dhe të bardhë. 

R.O.