“Më fal o shef se m’u duk portokalli dhe e kam me nxitim, nëse mundesh ta mbyllësh një sy… E dëgjo o zotëri, lerë atë gjobën mos e shkruaj kot, se do e paguash nga xhepi, se s’ka lezet se e kam shok të ngushtë shefin tënd…”

Dhe ende pa përfunduar fjalinë, shoferi ngre sytë për të shtangur në vend, pasi këtë herë nuk e ka ndaluar një efektiv i Policisë Rrugore, por Kryeministri Edi Rama.

Bëhet fjalë për një spot, të postuar nga vetë kreu i qeverisë, që e sheh atë në rolin e policit rrugor.

Pasi e ndalon shoferin që ishte në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ky i fundit i jep të njohur Kryeministrit dhe i kërkon ta falë, por Rama i përgjigjet prerë:

“Këtë mos ma kërko…”