Diva latine Jennifer Lopez u fotografua me një ish tjetër, vetëm një ditë pasi paparacët e fotografuan me Ben Affleck, në një vilë luksoze në Miami.
Jennifer u fotografua me Mark Anthony më 27 maj, gjatë drekës në Miami, ku ata ishin krejtësisht vetëm.
Duket se disa nga fotot janë realizuar nga një prej mysafirëve të restorantit, pasi ato janë mjaft të paqarta, por është e qartë pse ish-bashkëshortët janë në to.
Lopez së fundmi prishi fejesën e saj me Alex Rodriguez, dhe vetëm disa ditë më vonë ajo u fotografua në Montana, dhe pastaj në Miami, me Ben Affleck, me të cilin ishte në lidhje shtatëmbëdhjetë vjet më parë.





