Pas fotos së famshme të Edi Ramës me plakat me shami në kokë, ka plasur humori në rrjetet sociale. Është aktori i humorit Besart Kallaku së bashku me ish – lojtarët e Kombëtares, Erjon Bogdani dhe Lorik Cana që kanë postuar një foto të ngjashme me foton e Kryeministrit.

Të tre personazhet pozuan me nga një shami në kokë, për të ironizuar disi foton e kreut të qeverisë pas humbjes së Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve.