Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i shoqëruar edhe me kandidatët socialistë për deputetë zhvilluan takime me gratë në zonën e Spitallës dhe atë të Shkozetit.
Në fjalën e tij,Dako tha se mbështetja e grave të Durrësit për Partinë Socialiste ka qenë gjithmonë e madhe pasi mbi 65% e tyre votojnë PS-së. Kryebashkiakut theksoi se mandati i dytë do të ketë në fokus gruan dhe në veçanti gratë në nevojë.
“Sot, me pjesëmarrjen tuaj shikoj që rezultati do të jetë edhe më i mirë falë kontributit tuaj si nëna, si motra, si gra të cilët na mbështesni sepse realisht besoni tek Edi Rama, besoni tek Partia Socialiste. Partia Socialiste e ka mbështetjen më të madhe të saj 65% e grave e votojnë Partinë Socialiste në qytetin e Durrësit. Prandaj ne e kemi prioritet punën me gruan për t'i qëndruar sa më tepër pranë, për të bërë më të mirë për gratë të cilat janë në nevojë, për të gjitha ato gra që kanë probleme sociale të ndryshme. Bashkia e Durrësit dhe qeveria e kanë patur prioritet dhe do të vazhdojnë në të njëjtin drejtim për të mbështetur të gjitha gratë në nevojë”,- deklaroi Dako.
Nga ana e saj, kandidatja për deputete, Klodiana Spahiu u shpreh se gratë kanë qenë gjithmonë bashkëpunuese me Partinë Socialiste teksa u shpreh se bindur se mbështetja e deri tanishme do të vijojë edhe në zgjedhjet e ardhshme.
“Keni qenë gjithmonë shumë bashkëpunuese me Partinë Socialiste, keni punuar maksimalisht me Forumin e Gruas të Partisë Socialiste por këtë herë ne jemi më të vendosur se kurrë sepse në katër vite ne treguam se çfarë dimë të bëjmë, në katër vite treguam që Partia Socialiste është i vetmi vizion i së ardhmes”,- u shpreh Spahiu.





