Jennifer Lopez ka më se një vit që magjeps publikun me kërcimin e saj magjik në turnetë muzikore që zhvillon. Por mbrëmjen e fundit mbretëresha e muzikës ka kaluar një moment të vështirë, pasi është shtrirë në shpinë për të performuar, por ka ngelur ashtu pa mundur të ngrihej. Është dashur ndërhyrja e tre balerinëve për ta ngritur sërish këngëtaren latine.
Jennifer Lopez është 47 vjeçe tashmë dhe ndoshta mosha ka bërë punën e saj. Pas disa minutash sikleti kur u duk se këngëtaren e zuri një paralizë, ajo u rikthye në “Axis Theater” në Las Vegas dhe vazhdoi programin e shfaqjes prej tre orësh me këngë dhe vallëzime të ndryshme, sigurisht pa provuar më kërcimin magjik. Shpresojmë që Jennifer të mos ketë më situata të tilla dhe të vazhdojë shkëlqimin.