Shumica nga ne kërkojmë hije kur parkojmë makinën. Gjatë kohës kur makina gjendet nën hije mund të grumbullojë 400-800 mg benzen.
Ndërsa kur qëndron në diell dhe temperaturat janë më të larta se 16 gradë celsius, atëherë duhet të brengoseni. Nivelet e benzenit mund të arrijnë sasinë 2000-4000 mg (40 herë më lart sesa niveli normal) transmeton "Express".
Gjëja e parë që e bëni kur hyni në makinë, me siguri është ndezja e kondicionerit dhe mbyllja e dritareve. Në këtë mënyrë vetëm sa e keqësoni situatën, pasi e thithni benzenin i cili e dëmton mëlçinë, veshkat dhe indet e eshtrave.
Prandaj, gjëja e parë që duhet të bëni në raste të tilla është t’i hapni dritaret për ajër të freskët dhe më vonë ta ndizni kondicionerin.
Pasi të lexoni këtë artikull, duhet të mbani mend që herën tjetër që futeni në makinë t’i hapni dritaret dhe më vonë mund ta shijoni ajrin e ftohtë nga klima. Kjo gjë duhet t’ju bëhet shprehi, pasi kështu mbroni shëndetin tuaj!