Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij britanik, John Bercoë për sulmet terroriste që tronditën Londrën mbrëmjen e së shtunës duke lënë pas 6 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.
Teksa dënon sulmet, Meta thekson se “së bashku me qytetarët londinezë qëndrojmë kundër akteve ekstreme dhe barbare”.
“Thellësisht i trishtuar që brenda 3 muajve dënojmë një tjetër sulm terrorist në Britani. Shqiptarët përkrah popullit britanik në luftën kundër terrorizmit. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Së bashku me qytetarët e Londrës qëndrojmë kundër akteve të tilla ekstremiste e barbare”.





