Alban Dudushi dhe Bieta Sulo u bënë prindër të djalit të tyre Kroi Art në muajin maj dhe vetëm pak javë më pas janë fotografuar duke shëtitur në rrugët e Tiranës.

Në foton e realizuar nga fotografi i gazetës "Panorama" shihet që Albani po shtyn karrocën e djalit, ndërsa Bieta ecën pranë tyre. E veshur me një jumpsuit veror, linjat e saj trupore duken shumë mirë. Me siguri aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë e ka ndihmuar autoren e "Top Magazine" dhe kryeredaktoren e "Top Show"-t, të ruajë formën e mirë…

Ende çifti nuk ka vendosur të ndajë foto të djalit, për të cilin kanë zgjedhur një emër me të vërtetë të veçantë. Duke qenë që ishin tre veta që merrnin pjesë në këtë proces, prindërit e djalit dhe vajza e Alban Dudushit nga martesa e parë, nuk mund të binin dakord për një emër të vetëm dhe vendosën për dy, duke e quajtur Kroi Art Dudushi. /Class/