Trashëgimtarja e “Top Channel”-it Lori Hoxha prej kohësh është në një lidhje dashurie me Vis Bajraktarin. Por ndërkohë që ata po bëjnë disa vite që janë bashkë, duket se koha për ta kurorëzuar në martesë lidhjen e tyre nuk ka ardhur ende.
Këtë ka thënë Lori në “Express Rozë” kur e kanë pyetur nëse martesa është në planet e saj.
“Nuk është fare në planet e mia”, ka thënë Lori duke i dhënë fund një herë e mirë kësaj pyetjeje.