Të gjithë duam që në verë të nxihemi sa më shpejt, por në mënyrë të shëndetshme, pa vënë në rrezik shëndetin e lëkurës sonë.

Përveç zgjedhjes së kremërave të duhura diellore për t'u mbrojtur, lind nevoja edhe e tipit të preferuar të ushqimit, falë marrjes së vlerave ushqyese, vitaminave dhe mineraleve, për një nxirje sa më të lehtë.

Ushqimet që favorizojnë nxirjen
Sekreti i parë është të hani ushqime me betakarroten, një pigment vegjetal që favorizon prodhimin e melaninës, përgjegjëses për ngjyrën e errët të lëkurës. Pra, mos harroni në frigorifer karrotat, radhiqet, specat e domatet. Ndërsa fruta janë ato të stinës, kajsitë, pjepri, qershitë e pjeshkët. Për të mos u nënvlerësuar edhe perimet si çikorja, selinoja etj.

Kremi diellor i përshtatshëm për ty
Përveç ushqyerjes së shëndetshme para se të dilni në diell sigurohuni që keni zgjedhur kremin mbrojtës të duhur për lëkurën tuaj. Për shembull, nëse lëkura juaj është e yndyrshme, shihni për xhelin apo kremin që thahet. Pra, produkte që nuk lënë të vajisen në fytyrë. Nëse lëkura juaj është e thatë fokusohuni tek qumështi i zakonshëm solar apo lëngje që hidratojnë lëkurën, e mbajnë të butë dhe e bëjnë më të shndritshme. Nëse nuk e duroni dot ndjesinë e të pasurit krem në fytyrë apo bezdinë e rërës që ju ngjitet, provoni formën spray.