Gjatë ditës së sotme, kunati i ministrit Lefter Koka, kryetari i Zyrës Përmbarimore të Durrësit, Surin Hoxha, u shkarkua nga ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi.

Hoxha u shkarkua së bashku me 7 zyrtarë të tjerë të lartë, nën varësinë e ministrit Bardhi.

Por pas shkarkimit të kunatit, për shkak se mori pjesë në fushatë, ka ardhur edhe reagimi I ministrit Koka.

Përmes një statusi në Facebook, Koka shkruan “nuk ka gjë, që na ndal!”.

Postimin, ministri Koka e ka shoqëruar edhe me foto me të rinjtë, gjatë një aktiviteti të të rinjve të LSI, rajoni 4, Durrës.

Postimi i Lefter Kokës

Nuk ka gjë, që na ndal! 
Forca jonë buron nga energjia e pashterueshme e rinisë!
Duke ndarë me të rinjtë e LSI, Rajoni 4, Durrës entuziazmin për një fitore të sigurtë e të padiskutueshme si Forcë e Parë, jo vetëm në Durrës, por në çdo qark të vendit.
Shqiptarët do të votojnë nr. 1, shansin për ta, shansin për fëmijët e tyre!