Ermal Meta ka vendosur të surprizojë shqiptarët me një koncert në vendin tonë. Pas suksesit në Sanremo, ku u rendit në vend të tretë me këngën “Un milione di cose da dirti”, artisti me origjinë shqiptare ka vendosur të organizojë një koncert në atdheun e tij.

Koncerti do të zhvillohet gjatë verës, më 29 korrik, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Përveç suksesit në “Sanremo”, Ermali do të vijë në Shqipëri edhe për një motiv tepër të veçantë, 30 vjetorin e rënies së regjimit komunist.

“Në 29 korrik do të jem në Stadiumin Air Albania në Tiranë. Kanë kaluar 30 vjet që kur regjimi komunist ka rënë dhe ne menduam ta festonim me muzikë. Unë jam italian dhe shqiptar dhe kam zgjedhur të bëj një koncert për nder të njerëzve nga vendi ku vij, të cilët arritën të fitojnë lirinë. Kanë ndodhur shumë gjëra vitet e fundit dhe lidhja e midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende të ndara nga vetëm 70 kilometra det, është me të vërtetë e bukur.”– është shprehur këngëtari për mediat italiane.