Vëmendjen e sfilatës VIP së “Geraldina Sposa” e mori të enjten në mbrëmje vajza brune dhe shtatlartë e politikanes Majlinda Bregu. Kejda Ajazi u konsiderua si “çudia” e pasarelës, që çifti Mandi dhe Marçela Lati kishin ideuar.
Ajo sfiloi si një modele e vërtetë, ndërkohë që dhjetëra sy kureshtarë e ndiqnin për të parë në çdo detaj vajzën e deputetes sharmante.
Me një fustan madhështor në nuancat e arit, Kejda parakaloi si një modele e vërtetë, edhe pse deri tani pasionin e saj për modën e kishte treguar vetëm në eventet e modës së lartë, ku shihej tek shoqëronte nënën e saj si e ftuar.
Edhe pse ajo është vetëm 18 vjeçe dhe dita kur do të bëhet nuse vërtet mund të jetë e largët, Kejda do të ruajë si një kujtim emocionues ditën kur u vesh me fustan nusërie për hobi.
“Si fillim fustani që unë vesha ishte ‘gold’ dhe jo i bardhë. Për sa i përket sfilatës, isha në sfilatën e miqve të familjes sime. Dua të them se nuk e kam profesion modelingun, pasi kam interesa të tjera në jetë” ka thënë Kejda për “Panorama”. Si gjithmonë, edhe në këtë pasarelë pamë të parakalonin duke nusëruar vajza të njohura të ekranit në fusha të ndryshme të showbiz-it.