Pas akuzave të forta ndaj Ramës, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka lëshuar një paralajmërim të fortë për ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta.
Duke iu referuar Shekspirit dhe batutave që Rama tha para paktit se iu lut më shumë se Romeo Xhuljetës, dhe ironisë që bëri pas kësaj LSI-ja, Basha kujtoi se ka edhe një tjetër vepër Shekspiri, “Tregtari i venedikut”.
“Tregtarit të Vendekut i them ta marrë me qetësi dhe dashuri faktin që që SHKP e tij do të shkojë drejt falimentimit tolat më 25 qershor, skllavërimi i votuesve merr fund. Pazaret politike marrin fund në 25 qershor, opozita e bashkuar dhe PD me votën e qytetarëve do te qeverisin republikën e re”- tha Basha.
Më tej, i sugjeroi Metës: “Merre me qetësi dhe dashuri, mos e shkel etikën se je president i zgjedhur, edhe pse me Pazar, lere Petritin ta marrë faturën e falimentimit të SHPK, matrapazllëqet nuk kanë vend në republikën e re”.





