Një familje është frikësuar kur ka parë se në fotografinë e djalit që festonte ditëlindjen, është shfaqur një fëmijë tjetër, që nuk e kanë parë kurrë.

Sally Watts, nëna e djalit, tregoi se kishte mbetur e habitur kur pa se si një fëmijë po qëndronte ngjitur me të teksa kjo i drejtonte tortën djalit të saj.

Ajo pretendon se është shpirti i një fëmije që ka vdekur në atë shtëpi shumë vite më parë, para se ata të jetonin aty.

Fotografia është shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale, ku pati komente se është diçka e frikshme dhe e pazakontë.