Agjenti i njohur, Mino Raiola është rikthyer që të flasë për të ardhmen e Gigi Donnarummes, dhe si gjithmonë e bën në mënyrën e tij. "Ai është Maradonna i portierëve. Vetëm mund të rritet profesionalisht dhe duhet ta lemë të qetë për këtë pjesë. Nuk duhet ti ushtrojmë shumë presion. Ndoshta ai mund të rinovojë me Milanin, ndoshta jo.
Janë 11 skuadra që e kërkojnë. Personalisht kurrë nuk i kam dhënë ultimatum dyshes Fassone-Mirabelli. Nëse unë dhe klienti im do të kishim dashur, të largoheshim nga Milani do ta kishim bërë një gjë të tillë. Ka ardhur momenti të ulemi dhe të bisedojmë", është shprehur ai në një intervistë për "Corriere dello Sport".