Trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat që Shqipëria do të luajë në muajin qershor, atë ndaj Luksemburgut në datën 4 dhe Izraelit në datën 11.Ajo që bie më shumë në sy është mungesa e Taulant Xhakës dhe Bekim Balajt si dhe rikthimi i mesfushorëve Ergys Kaçe dhe Ermir Lenjani.Xhaka nuk është thirrur nga trajneri për shkak të përplasjeve që mesfushori pati me të në ndeshjen e fundit. Për sa i përket Bekim Balajt, ai do të mungojë për shkak të një dëmtimi.Lista:Portierë: Thomas Strakosha, Alban Hoxha, Orges Shehi

Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Frederik Veseli

Mesfushorë: Migjen Basha, Ergys Kaçe, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Andi Lila, Ermir Lenjani, Burim Kukeli, Amir Abrashi,

Sulmues: Azdren Llullaku, Sokol Çikalleshi, Armando Sadiku, Liridon Latifi, Eros Grezda, Jahmir Hyka