Nëse qytetarët shqiptarë do të votonin këto ditë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet me 43% të votave.
Rezultatet e sondazhit të parë për votën kombëtare i realizuar nga “Ora News” dhe IPR Marketing rendisin forcë të dytë Partinë Demokratike me 36%, pas saj vjen Lëvizja Socialiste për Integrim me 12% dhe LIBRA me 2.3%
Sondazhi është realizuar në datat 29 dhe 30 maj. Janë pyetur 2002 persona. Në anketim janë të përfshirë dhe votues për herë të parë. Marzhi i gabimit është +/- 2.5%.





