Pak ditë më parë, Blitz.al bëri me dije se dy aktorët e njohur të “Portokalli”-së, Erion Isai dhe Besart Kallaku, do të largohen nga spektakli i humorit.

Duket se pas largimit, dyshja e njohur ka filluar të mendojë për projektet e radhës.

Erioni ka shpërndarë në Facebook një foto të postuar një vit më parë, ku shkruan: “Kaloi 1 vit o Bes Kallaku…pse duhet lënë me kaq kjo?”. Ndërkohë, Besi i ka komentuar: “2, 3, 4…” duke na lënë të kuptojmë se dy aktorët kanë filluar të mendojnë për projektet e radhës.

Ne jemi mjaft kuriozë të shohim se çfarë do të përgatisin djemtë për publikun dhe fansat e tyre.