Edhe përse vitin e ardhshëm do të shijojë shijen e keqe e të luajturit në një kategori inferiore, Tirana ka mundur që të sigurojë Europln duke mposhtur në finale Skënderbeun, me rezultatin 3-1 pas 120 minutave lojë.
Fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll në avantazh nga bardheblutë që shënuan të parët në Elbasan Arena me sulmuesin Ede' që u tregua i zoti në një zbritje nga e djathta e repartit ofensiv.
7 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Radas barazoi shifrat për “ujqrit e dëborës”, duke e çuar kështu ndeshjen në shtesë.
Shtesë, e cila ka folur vetëm për bardheblutë që shënuan edhe dy gola, në të 104’ shënoi afrikani Nkounkou, ndërsa në të 114’ Merville çoi shifrat në 3-1.
Bardheblutë kanë festuar fitoren e Kupës së Shqipërisë pa mbështetjen e tifozëve, pasi edhe ata pak që ndodheshin në stadium pas shënimit të golit të parë janë larguar në shenjë proteste ndaj presidencës.
Tirana mposht Skënderbeun në Kupë, siguron Europa League
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Self
Këngëtari i njohur turk habit me deklaratën pas daljes nga spitali: Pasurinë nuk ua lë fëmijëve, do t’ia kaloj shtetit!
Të hënën nis gjyqi në themel, Meta kërkesë publike GJKKO-së: Të transmetohen live të gjithë seancat ndaj meje
E kishte kthyer banesën në ‘bazë’ për përgatitjen e drogës, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë, sekuestrohet kokaina





