Gabriel Zhezus është duke shijuar një jetë përrallore pas transferimit te gjigandët e Mançester Sitit. Plot 75 mijë paund në javë është paga e yllit brazilian në këto momente, por kujtimet për të kaluarën janë ende të freskëta në memorien e tij. Jo më larg se në vitin 2014 Zhezus qëndronte zbathur në rrugët e San Paulos për të pikturuar cepat e rrugës kundrejt një pagese prej 3500 paund në vit. Vendi i tij ishte duke u përgatitur për Kupë e Botës dhe talenti i Sitit ishte i punësuar për të dekoruar rrugët e qytetit me ngjyrat e flamurit brazilian.
E kush do ta kishte menduar që 4 vite me vonë “pikturuesi i rrugëve” do të shndërrohej në një yll dhe do të udhëhiqte Kombëtaren e vendit në Kupën e Botës në Rusi. Fotot janë bërë publike nga vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në “Instagram”. Sulmuesi duket krenar për të shkuarën e tij, pavarësisht peripetësive që ai ka kaluar.